Tinguj muzikore te cilet bene bashke artiste nga Shqiperia, Rusia,Ukraina dhe Mali I zi.
Kisha në Arrën e Madhe në Shkodër mirëpriti një koncert me muzikë shpirtërore kishtare si një lutje për paqen në vendet që ndodhen në luftë, kryesisht konfliktin mes Rusisë dhe UkrainësKoncerti u mbështet nga kryedioqeza e Tivarit në Malin e Zi ndërsa i pranishëm ishte ipeshkëvi i Tivarit monsinjor Rrok Gjonlleshaj që bashkë me ipeshkëvin e Shkodrës monsinjor Angelo Massafra dhanë mesazhin e tyre për paqen
Arqipeshkëvi i Shkodrës bëri thirrje krerëve të politike që edhe vendet e Rajonit të gjejnë gjuhën e paqes dhe të lënë pas urrejtjet pasi lufta etnike ka mbaruar njëherë e mirë…Koncerti u organizua nga kisha françeskane në Shkodër në kuadër të rikonstruksionit të kishës së Arrës së Madhe.