A ua ka mbyllur dosjen, Drejtori i SHÇBA, Ardi Veliu?/ Vendimi u zbatua 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, tha: – Jam akoma i traumatizuar e nuk më zë gjumi, prej tragjedisë që shkaktoi punonjësi i policisë në plazhin e Himarës, i cili duhet të marrë ndëshkimin që meriton, por në polici nuk duhet të kenë vend, as ata efektivë që nuk garantuan sigurinë e pushuesve
Më 2 gusht 2022, ditën që në plazhin e Potamit- Himarë, komisari i policisë Arjan Tase, vrau me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia, ish-Drejtori i Policisë, Gledis Nano, pezulloi nga detyra 15 drejtues e inspektorë policie të kufirit, mbikëqyrjes së plazheve, rendit e anti- krimit në Himarë.
Por ka ndodhur e kundërta e asaj që është deklaruar, pasi 15 shefat dhe inspektorët e policisë të zonës Himarë- Vlorë, nuk u hetuan nga SHÇBA as kur Muhamet Rrumbullaku ishte drejtor deri më 28 gusht, por as nga pasuesi Ardi Veliu.
Skandali thellohet me tepër, kur mëson se 15 zyrtarëve të policisë, u është hequr masa e shkarkimit nga detyrat dhe e pezullimit nga policia, sikur të kenë qenë 1 muaj me leje.
Ata janë rikthyer përsëri në strukturat policore, në të njëjtën drejtori e komisariat policie dhe me të njëjtat grada e detyra, duke u ndërruar vetëm zonat e shërbimit.
Heqja e urdhrit të pezullimit, që kishte vendosur ndaj tyre ish-drejtori Gledis Nano, u bë 4 ditë para se kryeministri Edi Rama të emëronte Muhamet Rrumbullakun, që logjikisht e ligjërisht, rezulton që pezullimi të jetë hequr nga drejtori në detyrë Tonin Vocaj, i cili e kishte kompetencë.
Ose ky, mund të jetë detyruar nga ndonjë vendim i Drejtorit të SHÇBA, Ardi Veliu, për t’u pushuar hetimin dhe hequr pezullimin; marifet të cilin Ardi Veliu e bëri edhe në dhjetor 2020 kur ishte Drejtor i Përgjithshëm, me ri-kthimin në polici të komisarit vrasës Arjan Tase dhe 5 vartësve e tij të arrestuar në flagrancë me drogë.
Ka gjasa të jetë kështu, mbasi rikthimi në polici dhe në detyrat që kishin, i 15 policëve të pezulluar për vrasjen e 7-vjeçares në plazh, është bërë 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama, në prezantimin e drejtorit Muhamet Rrumbullaku, tha:
– Jam akoma i traumatizuar e nuk më zë gjumi, prej tragjedisë që shkaktoi punonjësi i policisë në Himarë, i cili duhet të marrë ndëshkimin që meriton, por zoti ministër dhe ju zoti drejtor i ri, në polici nuk duhet të kenë më vend, as ata që nuk garantuan sigurinë e pushuesve në plazh.
Mirëpo edhe ky rast paska qenë thjesht një show i Edi Ramës, mbasi jo vetëm nuk u hetuan nga SHÇBA e Ardi Veliut, por pas urdhrit të tij, u rikthyen përsëri në polici e në detyrat që kishin