Analiza sezonale e qendrave verore / Kuka: Asnjë humbje jete, me sukses 35 raste sfiduese

Operatori I kujdesit shendetesor ne bashkepunim me drejtorine e shendetit paresor organizuan analizen sezonale te punes se qendrave shendetesore verore.

Per drejtoren e operatorit rajonal te kujdesit shendetesor Suida Kuka, sherbimi ka qene ne nivele maksimale dhe kete e tregon fakti se nuk ka patur asnje humbje jete, ndesra 35 raste me te veshtirat per stafet mjeksore jane arritur te mbyllen me sukses duke gezuar te ghithe pacientet shendet te plote. Jane 8 qendra verore ne rajonin verior te cilat kane ushtruar sherbim per 24 ore.

Drejtorja e shendetit paresor Lindita Haxhija tha se sfidat jane kaluar me shume sukses duke nisur qe nga pajisja me medikamente, perballimi me rikthimin e infektimeve e deri tek nderhyrjet ne cdo rast te kerkuar.

Kete sezon veror duke nisur nga data 15 qershor e deri me daten 15 shtator sherbimi eshte ofruar ne 8 qendra verore, theth, tamare, valbone, razem, rrjoll, velipoje, shengjin dhe tale. Ne fund te analizes u shperndane edhe certefikata mirenjohje per perkushtimin dhe punen e tyre te pa lodhur ne sherbim te pushuesve per sezonin turistik 2022.