Ashtu siç kishte lajmëruar ditën e djeshme, kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook.

Pyetje: Sa e përgatitur është Shqipëria është të përballojë një sulm tjetër kibernetik? Sa të sigurta janë të dhënat tona?

Rama: Ky është një shqetësim i ri sepse ne kemi sulme të vazhdueshme prej shumë vitesh. Gjithë këto sulme të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionin digjital kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht. Ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe gjithë sistemeve digjitale. Agresioni kishte një qëllim shumë të qartë, zhduken të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin e të gjitha sistemeve për të lënë një tokë të djegur nga mbrapa. Ky është konkluzioni i ekspertëve. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin. Dëmet janë shumë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë. Kjo luftë vazhdon.