“Është miku im” Rama reagon për lidhjet me zyrtarin e FBI nën hetim për lidhje me rusët. Berisha: Do ketë zbulime të tjera

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve se një zyrtar i lartë i FBI-së, i afërt me të, është duke u hetuar për lidhje me rusët.

Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët se zyrtari ka qenë mik i tij dhe shtoi se hetimet janë çështje e tij dhe për këtë do të flasë drejëtsia amerikane.

“Cilët rusë të mitë, shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme.

Nuk është e tmerrshme për mua, se nuk ka asnjë problem, sepse i pres të gjitha, por është e tmerrshme për këtë popull, për këtë vend, për të gjithë ato që i konsiderojmë vlera shqiptare, parime shqiptare. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare që nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshme se me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë probleme me drejtësinë në vendin e vet”, tha Rama.

Ndërkohë, lidhur me këtë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se zyrtari i FBI përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan.

Reagimi plotë:

Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij famoz Dorian Duçka nën hetim nga FBI!

Të dashur miq, në një hetim sekret për lidhje ruse të një ish-shefi të rëndësishëm të FBI, del se lidhje e tij private është Edi Rama. Në këtë kontekst, ndër të tjera sipas një gazete prestigjioze amerikane ‘Business Insider’, një juri e madhe në mandatin e saj ka kërkuar: t’i sillet çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.

Juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles Mc Gonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, famozi Dorian Duçka, Agron Neza ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Autori i prestigjiozes ‘Business Insider’ shkruan se FBI nuk lejoi McGonigal të kontraktojë për llogari të Edi Ramës një kompani për një projekt antikorrupsion.

Autori i artikullit shkruan: “Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një e-maili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Firmën e tij kryeministri po mendonte ta punësonte në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin”.

Zëdhënësi i Ramës i thotë gazetës se: “Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” – thuhet në shkrim.
Zëdhënësi i Edi Ramës ka gënjyer sepse Syri.net ka vërtetuar se McGonigal jo vetëm ka vizituar Shqipërinë, por ai ka regjistruar një kompani me emrin e tij në Tiranë.

Miq, botimi i këtij artikulli nga Insider për hetimin për lidhje me ruset të një zyrtari të lartë të FBI, në të cilin si lidhje të tij përmendet në nivelet më të larta zyrtarë vetë Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka, mendoj se është një qitje me rreze të gjatë që do shoqërohet me zbulime të tjera të medha nga hetimi i FBI.

Këtu keni në anglisht urdhrin në mandatin e hetimit të Jurisë së Madhe: Records, documents, or materials related to the folloëing:

1. Any and all records or materials in your possession documenting any personal communications, including, but not limited to, cellular text messages, electronic mail messages, encrypted celular application messages, voice messages, letters, or notes, betëeen you and Charles McGonigal regarding the folloëing topics:
(The government of the Republic of Albania or any person associated ëith the govemment of the Republic of Albania, including, but not limited to, Prime Minister Edi Rama)
(Any travel conducted by Charles McGonigal to the Republic of Albania etc Payments or gifts provided to Charles McGonigal by Agron Neza, Dorian Ducka, or any person associated ëith the government of the Republic of Albania)

/abcnews.al