Kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse ambasadorja amerikane ka shprehur shqetësim lidhur me nëse Rusia ka bërë finacime të fshehta për PS-në, pas një zbulimi të autoriteteve amerikane se në 2017 Moska ka dhënë 500 mijë dollarë për PD-në në Shqipëri.

“Dua t’u kujtoj të gjithëve që po e trajtoni këtë temë se ka ardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi nga SHBA se kjo nuk është temë e re.

Nuk është cështje aspak e panjohur për ne. Kur ne e kemi ngritur e trajtuar, shumë prej jush përfshirë ata që sot hidhen përpjetë se e konsiderojnë një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur.”, tha Rama.

Pyetje: Lidhur me financimet ruse, SHBA e shqetësuar për financimet për partitë politike në vend, a ka ngritur shqetësim ambasadorja amerikane Yuri Kim për përfshirjen e PS në këto financime të fshehta ruse?

Edi Rama: PS financime ruse? Nga? Apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës? Dua t’u kujtoj të gjithëve që po e trajtoni këtë temë se ka ardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi nga SHBA se kjo nuk është temë e re. Nuk është çështje aspak e panjohur për ne.

Kur ne e kemi ngritur e trajtuar, shumë prej jush përfshirë ata që sot hidhen përpjetë se e konsiderojnë një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur.

Askush përveç PS, nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë një skërrmitje e madhe. Kujtoj se ka qenë një front i madh i bashkuar politik për ta mohuar me të qeshur këtë çështje.

Ja ku jemi sot. Por këtë pyetje s’keni pse ma drejtoni mua, është pyetje që duhet t’ja drejtoni Prokurorisë, drejtësisë. Poltika ka bërë zgjedhjet e veta që rëndom nuk janë zgjedhje në interes të publikut.

Drejtësia e ka trajtuar këtë çështje e nuk i ka dhënë kurrë asnjë përgjigje.

Për të ardhur keq që sot janë shumë të skandalizuar, tronditur, shokuar, jo se duhet të na besonin ne kur çështja u hap por duhet të bënin detyrën e tyre.

Jo sa herë flas unë apo PS të skërrmisin dhëmbët e të lëshojnë fjalë nga më të rëndat duke përqeshur çdo gjë që themi sidomos kur bëhet fjalë për kundërshtarë.