17 shtatori shënon ditën botërore të pastrimit. Në kaudër të kësaj dite të shënuar e cila ka një rëndësi të veçantë për qytetarët dhe vetë institucionet, Star Plus bëri një vëzhgim në disa nga rrugët kryesore të qytetit. Edhe pse pastrimi I kontenierëve të mbeturinave po kryhet rregullisht nga kompania e kontraktuar nga bashkia Shkodër, sërish situata e cila krijohet në qytet lë për të dëshiruar.
Stoqe mbeturinash brenda dhe jashtë këtyre koshave është pamja që të serviret mëngjesin e kësaj të shtune. Ndërgjegjësimi qytetar duket se mungon në masë edhe pse një situatë e tillë ndikon në cilësinë e jetës së secilit prej banorëve në këto zona. Pavarësisht se bashkia Shkodër pak ditë më parë ndërhyri në pastrimin e zonës përballë Ish – shkollës veterinare, sërish situata e krijuar është njejtë. Banorët e zonës vijojnë ti hedhin mbeturinat në rrugë, shumë pranë një godine që do funskionojë si qendër komunitare në të ardhmen.
Pavarësisht se bashkia Shkodër lajmëroi se për personat e papërgjegjshëm do të ketë ndëshkime, duket se as kjo formë nuk I ka ndërgjegjësuar ata. Në ditën botërore të pastrimit, kritikat janë edhe për qytetarët të cilët në këto raste nuk respetojnë komunitetin në të cilin jetojnë, nuk mirëmbajnë hapësirat e përbashkëta dhe nuk kujdesen për shëndetin e tyre / star plus /
Comments are closed.