Atë e quajnë Rozë, njëjtë si ngjyra e punimeve të saj të bukura të dorës. Vjen çdo ditë dhe ulet në një qoshe të rrugës thuajse përballë një institucioni të rëndësishëm kulturor si teatri “Migjeni” dhe mundohet të shesë ato çfarë ajo krijon dhe realizon përmes punës artistike edhe pse thotë se pak vlerësohet nga njerëzit.
Ajo është 80 vjeçe dhe origjina e saj është nga Hajmeli i Vaut të Dejës, ka mbi 50 vite që banon në Shkodër por edhe pse e rritur pa babanë dhe vetëm me nënën, ajo ka ditur të marrë më të mirën prej saj, duke trashëguar në këtë
mënyrë punën si artizane edhe pse thuajse një jetë të tërë ka punuar si kuzhiniere por ajo thotë se ka një moment që shënjoi vërtetë këtë pasion të lidhur me artizanatin.
Edhe pse ka një jetë të tërë si artizane, pasioni i lexohet në sy kur tregon deri në detajet më të imëta se si i punon sixhadet, sofrabezat etj. të gjitha me motive tradicionale duke e ruajtur me fanatizëm traditën e të parëve.Të huajt vetëm ndalojnë duke i hedhur një sy e në rastin më të mirë duke i bërë edhe një fotografi ndërsa shqiptarët për
shkak të ruajtjes së traditës, janë ata që i blejnë më shumë punimet e saj edhe pse në numër modest siç thotë Roza.
Nuk është vetëm forca e pasionit është ajo që e bën Rozën të dalë çdo ditë në rrugë me shpresën se dikush do ta vlerësojë më shumë punën artistike të saj por edhe fakti që kjo formë që ka zgjedhur të bëjë ajo është edhe mënyra e vetme e mbijetesës për të.
Comments are closed.