Bardhaj, pas përmbytjes banorët sërish të rrezikuar / “Të pastrohen dy kanalet kulluese, bashkia të marrë masa sa nuk është vonë”

Java e kaluar shënoi përmbytje për banorët në zonën e Bardhajve në bashkinë e Shkodrës.

Uji dëmtoi disa banesa,avullitë e shtëpive, automjete si dhe ngordhën kafshë e shpendë.Për banorët mos pastrimi i dy kanaleve kulluese ka sjellë këtë situatë.

Kujtim Neçaj një prej banorëve të këtij fshati të cilit përmbytja i shkaktoi dëme në banesë thotë se deri në këto moment pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë për të ndërhyrë në sistemin e kullimit.Sipas tij përfaqësues të bashkisë dhe të bordit të kullimit kanë qënë pak ditë më parë për të parë nga afër gjendjen e kanaleve por ende nuk është bërë e mundur ndërhyrja një një kohë që reshjet e shiut janë të pranishme dhe rreziku është i madh.


Stuhia e shiut gjatë natës një javë më parë dëmtoi banesat në këtë zone, dhe shkaktoi dëme të mëdha, duke dëmtuar edhe infrastrukturën.