“Gazzetta dello Sport” ka publikuar detajet e raportit që Milan dhe Inter i kanë prezantuar Bashkisë së Milanos në lidhje me projektin për stadiumin e ri, para se të nisë debate public që do të zgjasë rreth dy muaj.
Kostoja e objektit pritet të arrijë në 1,2 miliardë euro me klubet që gëzojnë një koncesion 90-vjeçar.
Një kullë dyshe 17 katëshe do të ndërtohet në zonën përreth stadiumit, një qendër kongresesh, një qendër tregtare, një hapësirë argëtimi, një muze sporti dhe një lagje e madhe sportive e gjelbër do të ndërtohet për të zëvendësuar San Siro, i cili do të shembet totalisht./ h.ll/albcnews.al