Ku e çove mbretin ? Merret në pyetje polici që shëtiste Vis Martinajn

Ish-efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj shumëkërkuarit Jeton Lami ka refuzuar dy herë të flasë.

Agjenti i skuadrës së kërkimit “FAST” në Policinë e Shtetit, që u ndalua për shoqërimin dhe transportimin e Ervis Martinit ka “kyçur” gojën.

Ai u tentua të merret dy herë në pyetje mbi atë çfarë ndodhi me Ervis Martinajn dhe arsyet e shoqërimit të tij me biznesmenin, gjatë kohës kur ai ishte në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK.

Por në të dyja rastet Lami, ka refuzuar të flasë me procesverbal para hetuesve, shprehet gazetari Elton Qyno.

Deri në këtë fazë të hetimit agjenti dyshohet të jetë personi kryesor që mund të dijë të vërtetën e zhdukjes misterioze të Ervis Martinit, pasi e ka lëvizur me makinë në disa qytete.

/5pyetjet.al