Largimi nga skuadra i kapitenes së Vllaznisë në volejboll femra, Klodeta Zhivani ka marrë një vemendje të madhe në opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë. Përkundër argumenteve të largimit të saj nga Vllaznia, bazuar edhe në deklaratat e vetë sportistes dhe të afërme të saj të bëra publike në media, presidenti i Shoqatës së Vllaznisës në Volejboll femra, ka mendim tjetër. Sqarimin e tij, ai e bën të ditur përmes një deklarate zyrtare, në të cilën thuhet:
“Duke falënderuar për interesin,ju bëj me dije se nuk ka asnjë të vërtetë në ato çfarë shkruhen në disa portale për “çështjen Zhivani”
Lojtarja në fjalë ka qënë interpeluar e para ,që në qershor për tu organizuar për sezonin e ardhshëm 2022-2023, si një nga lojtaret veterane të skuadrës së volejbollit të femrave po ashtu dhe kapitene e sezonit të kaluar.
Për të gjitha u ra dakord,për bonusin ushqimor (që në zhargon e quajnë pagë ),për organizimin,për problemet e sezonit të kaluar ,mënyrën e stërvitjes etj.
Deri këtu çdo gjë ok. Me afrimin e sezonit dhe federimeve lind nevoja dhe detyra që ato që kemi rënë dakord të vendoset dhe firma .
Të gjithë ekipit i vendoset në dispozicion kontrata e bashkëpunimit me pikat përkatëse që në ditët e para të muajit gusht.
Të gjitha sportistet firmosin pasi kanë sistemuar të gjitha pikat ku përfshihen bonuset ushqimorë apo dhe rolet që do kenë në ekipet përkatëse.
Klodi Zhivani refuzon për tre herë të firmosë atë që kishim rënë dakord me justifikimin se i duhej akoma kohë për tu menduar.
Dy ditë para skadimit të afatit për regjistrimet në federatë i kërkohet të bënte një zgjidhje,por përgjigjja negative vjen ditën e fundit të afatit dhe se nuk firmoste kontratë se kishte nevojë për modifikime në kontratë.
Kontrata është e njëjtë për të gjithë dhe nuk mund të modifikohet 1 orë para se të mbyllen regjistrimet ,kur ke pasë gadi 1 muaj kohë ta studiosh dhe të ulesh përsëri në tavolinë me drejtuesit.
Dhe në një telefonatë që pata para pak ditësh ju bë e qartë se dera e ekipit ishte e hapur, por qëllimi i telefonatës ishte heqja e emrit të saj nga ëeb i federatës(dëshirë që ju plotësua menjëherë)
Të gjitha sajesat se gjoja është larguar nga stafi sepse është dëmtuar ,janë sajesa sa qesharake po ashtu dhe dashakeqe.
Në respekt të vajzave të mrekullueshme që nuk e lanë asnjë ditë stërvitjen dhe të trajnerëve të përkushtuar ,ju ftoj të mbështesni ekipin e vllaznisë në sezonin e ardhshëm. Faleminderit”.
Comments are closed.