Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg me afat 40-ditë” për 31-vjeçarin Leon Simoni.Lezhjani Leon Simoni,duke kryer manovra të rrezikshme në Rotondon e Kombinatit mbrëmjen e të mërkurës,humbi kontrrollin e mjetit dhe përplasi 3 shtetasit: Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku,37-vjeçe,banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu,63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat.

Mendohet se Simoni ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që ka shkaktuar aksidentit po organi i akuzës nuk ka ende përgjigjet e analizave të gjakut që i janë bërë Simonit pas aksidentit.Ka qënë gjyqtarja Entela Gjoni ajo që ka vendosur për Simonin masën e sigurisë “arrest me burg me afat 40-ditë” e njëjta masë e kërkuar edhe nga organi i akuzës,për vepren penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”,parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Kjo masë sigurie me afat është kërkuar për grumbullimin e plotë të provave shkresore dhe pritjes së përgjigjes së analizave,ndërkohë që nga ana e avokatit mbrojtës është depozituar sot edhe një dosje mjekësore,që konfirmon se Simoni trajtohesh prej kohësh me medikamente depresioni. Gjatë kësaj seance, mësohet se Simoni ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë,duke u kërkuar falje jo vetëm të plagosurve por edhe familjarëve të tyre për ngjarjen.