Demokrati Agron Gjekmarkaj është shprehur këtë mbremje në Top Story se Partia Demokratike nuk e ka luksin që të ketë marrëdhënie konfliktuale me SHBA-në, duke theksuar se tashmë është koha që partia të ketë një lidershpp të ri përtej Bashës dhe Berishës.
Basha dhe po sot kërkojnë lincim pa patur durimin që të flasin organet që të bëjnë dritë për këtë çështje. Unë kam bërë një status ku them se Amerika flet njësoj për të gjithë. Nëse kemi marrë verdiktin që pse nuk jemi hidhëruar për Sali Berishën, nëse e njëjta gjë ndodh për Lulzim Bashën standarti do të jetë i njëjtë, ne nuk kemi luksin që të kemi marrëdhënie konfliktuale me SHBA-në. Mendoj që PD zgjedhjen për të ardhmen duhet ta shohë përtej Bashës dhe Berishës. Nuk ka asnjë shans për ta marrë PD, ai meriton të bëjë opozitën që di të bëjë por jo të jetë më, as duhet ta pretontojë më që të jetë lideri i një partie politike. Edhe Berisha ka historinë e tij, ka të mirat e tij, por e ka konsumuar këtë kohë. Do duartrokitej nga elektorati nëse një figurë tjetër të vinte. Edhe një person anonim do të mirëpritej dhe të ngrinte partinë. Unë e shoh raportin me Amerikën jo si një vendim të caktuar, por ajo që tha Kulluri më para, kur njeriu kur kthehet nga pas janë disa gabime që kanë lënë gjurmë. Nëse vendimi i tij për të përjashtuar Bershën mjafton për të, dritëhije ka krijuar lidershipi i PD-së, ka ardhur koha që ta lëmë pas dhe të nxjerrim një lidershp të ri përtej këtyre të dyve”, tha Gjekmarkaj.
Një ditë më parë, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe mes tyre ishte Shqipëria.
Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”, tha burimi i qeverisë amerikane.
Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi duke deklaruar se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus.”
Comments are closed.