Mes pedagogëve të këtij fakulteti, në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe kolegët e tyre të degëve të tjera, njëri prej të cilëve, pedagogu i gazetarisë, Lush Susaj u shpreh se studentët e tij në Kosovë apo Mal të Zi paguhen më shumë.
Ai gjithashtu solli një rast, duke thënë se një student i tij i sjell çdo javë naftë nga Mali i Zi pasi aty është më lirë.
“Një gjë që e dimë të gjithë, nuk kemi pse të mos e themi. Ne po reagojmë për pagat më të larta, sepse ato sjellin më shumë ekonomi, përmirësojnë më shumë ekonominë. Ka 18 vjet që nuk na indeksohen pagat dhe as na rriten. Një studenti i imi merr rrogë në Kosovë dy herë më shumë se mua. Një tjetër në Podgorice tre herë më shumë se mua. Ne me këto paga. Një student imi murator në Tuz më sjell çdo javë 10 litra naftë se e merr naftën me 1400 lekë, këtu e marrim me 2400 lekë. Imagjinoni se me çfarë mizerjesh qeverisjesh jemi në këto 20 vjet. Unë kam qenë për rritje 100% të pagës. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministres së arsimit të shohin këtë përparësi. Të rrisin pagën e punonjësve të universiteteve. Nuk ka arsye të kemi këto paga, krahas rritjes së pagave dhe pensioneve”.
Pedagogu i bëri thirrje kryeministrit dhe qeverisë që t’i heqë patronazhistët pasi po i bëjnë presion.
“I bëj thirrje kryeministrit të na ndalë patronazhistët dhe strukturat partiake mbi stafet pedagogjike që mos reagojmë. Ne po reagojmë për pagat dhe jo për partinë”.
Comments are closed.