Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të mos disbursojë fondet për Shqiëprinë, nëse nuk hetohen aferat korruptive.
Berisha tha nga foltorja e parlamentit se Shqipëria e ka tejkaluar çdolloj limiti për korrupsionin dhe u bëri thirrje institucioneve europiane të tregojnë kujdes me paratë e taksapaguesve shqiptarë e europianë.
“Kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptarë. Të marrin fund tenderat sekrete. Imponojini qeverisë të përdorë manualin e ndërtimit të BE-së, sepse Shqipëria është vendi me kostot me të larta të ndërtimeve publike. Sepse një shkollë kushton 600 mijë euro, ndërsa shkolla që ndërtohet me manual të Edi Ramës kushton 5.4 milionë euro.
Mbikëqyrni çfarë ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë. I bëj thirrje BE-së, KE-së të mos disbursojë asnjë qindarkë nëse nuk bëhet hetim i plotë transparent nëse nuk vendoset para ligjit Edi Rama, Engjell Agaçi, Arben Ahetaj, Erion Veliaj.
I bëj thirrje KE-së të mbajë qndrimin më të rreptë, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa kontrolluar aferën e portit të Durrësit, që së fundi del se përfitues përfundimtar është dikush i afërt i Vuçiçit. Porti i Durrësit është shpallur nga sekretariati i transportit të BE si port strategjik. Rama me ministrat duan të ndërtojnë Dubain e tyre, pa garë, pa konsultë.
Ju lutem, kini mëshirë edhe për taksat e qytetarëve shqiptarë dhe taksat e qytetarëve europianë. Paratë e taksapaguesve europianë janë përdorur në aferën e djegësave.
I kërkoj KE-së të mos disbursojë asnjë qindarkë pa hetuar aferën e Butrintit.
Shqipëria ka tejkaluar çdolloj limiti, çdolloj linje të kuqe sa i ëprket korrupsionit”, tha Berisha. /abcnews.al
Comments are closed.