Shërbimi pranë qendrës shëndetësore verore në Velipojë këtë sezon ka qenë i suksesshëm ku që me 15 qershor kur kjo qendër u hap, pranë saj kanë marrë shërbim rreth 3700 pushues.
Përgjegjësja e kësaj qendre Vjollca Voci tha se megjithëse ka pasur një fluks të lartë vizitash kjo qendër iu është përgjigjur në kohë dhe me profesionalizëm çdo pushuesi.
Sa i takon rasteve të paraqitura Voci thotë se shifër të lartë ka pasur tek sëmundjet gastroetnerite dhe të virusit Covid-19 ku nga 350 testime që janë bërë kanë rezultuar pozitiv rreth 80% e tyre. Ndërsa këtë vit ka pasur tre humbje jete si shkak i arrestit kardiak.
Voci bëri të ditur se këtë sezon ka pasur një bashkëpunimi me rojet bredetare, policinë e kufirit dhe me postën policore.
Qendrat shëndetësore verore si në Velipojë, Rrjoll dhe Theth u hapën që me 15 qershor duke qenë në shërbim të çdo pushuesi ndërsa me mbylljen e këtij sezoni ditën e nesërme me 15 shtator ato do pushojnë së funksionuari deri sezonin e ardhshëm.
Comments are closed.