Adriatic Tennis Park është një nga investimet serioze në territorin e Bashkisë Shkodër dhe ndër më të veçantit në rajon.

Ai është një nga modelet e mira se si njerëzit që e duan sportin, i japin qytetit të tyre një projekt ambicioz. Ju bashkova me shumë kënaqësi ftesës që më bënë drejtuesit e këtij kompleksi sportiv, për të parë nga afër kompeticionin “Shkodra Open U16 – Tennis Europe Junior Tour”

Rreth 60 sportistë nga e gjithë bota janë bërë pjesë e këtij turneu ndërkombëtarë të tenisit që po zhvillohet në Shkodër. Ky kampionat, i pari i këtij lloji në këto përmasa dhe nivele për Shqipërinë, është promovimi më i bukur turistik që mund t’i bëhet Shkodrës.

Për ne vëmëndja dhe mbështetja e nismave që afrojnë rininë me sportin, do të jetë e vazhdueshme.