Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Nartë të Vlorës, ku një 82-vjeçare është bërë subjek i drejtësisë.
E moshuara plot 82 vjeç është marrë në ndjekje penale pasi koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga Prokuroria e qytetit bregdetar. Vepër penale për të cilën rrezikon edhe burgun, por që kjo masë ka shumë pak gjasa të merret nga trupa gjykuese për shkak të moshës së saj.
Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha për emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania tha se gjithçka ndaj të moshuarës nisi pas denoncimit të fqinjit të saj për ndërtim pa leje. Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë nga furgoni i policisë dhe madje u çua në prokurori, pavarësisht moshës.
“Aty ka zbarkuar gjithë shteti, kryetari i bashkisë dhe policia dhe ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme plakën duke i thënë se po bën ndërtim pa leje. Plaka u nxor zvarrë me furgon policie, plaka jeton e vetme. Pastaj e kërkuan në prokurori. Kur e çova në prokurori plaka dridhej e tëra dhe mendova se kjo çështje do mbyllej, por organi i akuzës e çoi ndërtim pa leje të një magazinë pa leje në fshatin Nartë”, tha avokati.
Comments are closed.