Një roje i ka rënë të fikët tek podiumi teksa ndodhej pranë arkivolit të Mbretëreshës, ndërsa trupi i saj ndodhet brenda Pallatit të Westminster-it.
Qindra mijëra njerëz kanë qëndruar në radhë për t’i bërë nderimet e fundit monarkes pas vdekjes së saj në Balmoral të enjten.
Por të pranishmit u tmerruan kur një roje filloi të lëkundet deri sa u rrëzua. Roja u qetësua për disa çaste përpara se të rimerrte vendin e tij në podium ndërsa ushtarakët e tjerë iu bashkuan atij.
Transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre gjithashtu për disa minuta ndërsa policia nxitoi në ndihmë të personit në fjalë.
Arkivoli i Mbretëreshës, i cili është vendosur në një platformë të ngritur të quajtur katafalkë, dhe po ruhet gjatë gjithë kohës nga njësia Truproja e Sovranit, Divizioni i Familjeve ose Yeoman Warders of Tower of London.
Comments are closed.