Opozita mbylli mosbindjen civile pas 3 orësh bllokimi të rrugëve. Kjo protestë ishte akti i dytë i mosbindjes civile të organizuar nga opozita pas asaj të 7 tetorit. Këtë herë, opozita protestoi duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin. Protestuesit e opozitës bllokuan mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit. Afati i bllokimit ishte orari 17:00-20:00. Protestuesit kanë lejuar kalimin e autoambulancave, ku më të shpeshtat kanë qenë kalimi i tyre në ish-sheshin Shqiponja. Me përjashtim të disa tensioneve të regjistruara kryesisht në Tiranë mes protestuesve dhe forcave të policisë, protesta e opozitës ka shkuar qetësisht, pa incidente. Në Shkozet, Milot dhe Tiranë janë djegur disa goma, por pa probleme, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë, ndërsa i ka drejtuar thirrje protestuesve me megafon që të shpërndahen dhe të zhbllokojnë rrugët. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka njoftoi nga ish-sheshi Shqiponja përfundimin e protestës, ndërsa paralajmëroi se opozita do të vijojë me aktet e saj të revoltës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Opozita protestoi këtë të martë, 29 tetor, kundër arrestimit të liderëve të saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta si dhe kërkon nga mazhoranca të pranojë kërkesën për qeveri teknike.
Opozita 3 orë mosbindje civile, nga veriu në jug u paralizua qarkullimi në 6 akse rrugore kryesore
Related Posts
Gazetarët u bllokuan në kufi nga Greqia, Blendi Fevziu: Skandaloze dhe absolutisht primitive
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar i irrituar për ngjarjen në kufi, ku gazetarët shqiptarë u mbajtën peng për tre orë nga efektivët helenë. Ai e konsideron ndalimin e gazetarëve në…
Shtegu Theth-Valbonë, i preferuari i turistëve/Krahas alpeve turistët po vizitojnë edhe qytetin
Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve kryesisht të huaj. Një prej zonave më të vizitueshme në zonat malore është Shtegu Theth –…