Fondet e Bashkimit Evropian kanë hapur debat të nxehtë mes maxhorancës e opozitës në Kuvend. Ishte deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ai që mori i pari fjalën në Kuvend dhe tha se Shqipëria nuk do të marrë asnjë lloj fondi nga BE nëse do të legalizojnë kanabisin, miratojmë amnistinë fiskale apo pasaportat e arta. Spaho ngriti shqetësimin e ndërtimeve në Tiranë dhe tha se janë të gjitha para të ardhura nga krimi i organizuar. Mirëpo, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se Spaho gënjeu kur tha se nuk kanë marrë fonde nga BE. Ai e ftoi të shkonin e të verifikonin ndërtimet e projektet e realizuara në Shqipëri me fondet e BE, Bankës Botërore dhe asaj zvicerane. Mes dyshes nisën dhe replika për ish-kryeministrat Fatos Nano e Sali Berisha si dhe atij actual Edi Rama. Balla i tha Spahos të ndërronte Berishës, kurse ky i fundit iu përgjigj duke shtuar se nuk do ta bënte diçka të tillë, siç parafolësi ia kishte bërë Nanos. Spaho u zotua dhe tha se kur Balla të ndërronte Ramën, do të ndërronte ai Saliun. Fjalën e mori sërish Balla dhe tha se Nanos e gjithë PD-ja nuk i afrohej aty ku ‘nuk thuhet’.
Replikat mes tyre:
Edmond Spaho: Vjen koha që BE do na financojë, do kemi parasysh diçka, BE nuk është as bamirëse, as lopë për tu mjelë, ka kërkesat e veta, jemi ne që do të shkojmë tek BE, dhe jo BE tek ne. Këtu vijmë tek At Zef Pllumi që thotë ndërroni trurin, Rama e Balla. Sikur të tëra t’i plotësoni, asnjë lekë nuk do merrni nga BE nëse do miratoni amnistinë fiskale. Asnjë lekë nuk do të marrësh nga BE Taulant, madje procesi i anëtarësimit do të kthehet mbrapa. Nuk mund të të pranojnë ty në Evropë, të kthehesh në një lavatriçe e larjes së parave. Nuk mundet që paratë e krimit dhe drogës në Evropë të vijnë dhe të pastrohen në Shqipëri. Larja e parave e dini të jgithë rrisqet që ka për sigurinë kombëtare dhe terririzmin, në Shqipëri lahen me leje e pa leje. Këtu ndërtohet pa leje dhe askush nuk shqetësohet. Leje pastaj kur jepet dhe leje e u thuhet s’ka nevojë të na tregoni burimin e parave., e kështu, do marrë fonde ti për të hyrë në BE. S’ke për të marrë. Mos e legalizoni kanabisin, nuk do t’ju japë BE asnjë fond, jemi kthyer në vendin e kanabisit, nyje e trafikut të drogës. Jemi kthyer në një vend gangster, Evropa nuk paguan para për të bërë vend të saj një vend gangster. Hiqni dorë nga pasaportat e arta, sepse kriminelëve nga e gjithë bota, ju i hapni derën që të hyjnë në Evropë. Ndaj ju them ndërrojeni trurin. Porti i Durrësit, po vazhduat kështu, duke prokuruar në kundërshtim me rregullat e BE-së, do t’ju bllokojnë. Hiqni dorë nga ky qorrsokak ku keni hyrë e ku së fundmi po dalin lidhjet me Vuçiçin, shiko Taulant se mos del ndonjë rus aty. Me norma të tilla nuk do të futeni kurrë në Evropë e s’do merrni asnjë fond, sepse nuk i kanë paratë për t’i bërë rrush e kumbulla. Si do t’ju japin lekë juve kur 14 aksione për kriminelë dekonspirohen dhe kush ankohet? Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kush e ka dekonspiruar, o Ministri i Brendshëm, ose kryeministri Edi Rama. Se ai me ata komunikon. Doni një gjë tjetër? Naftë kontrabandë në Durrës. Kanë kapur marinarët libanezë, mirë po kush e mori? Kush i ka kapur ato të parat? Nëse do vazhdoni me moton nuk ka zhvillim pa krim, këtu do jemi e do flasim sërish.
Taulant Balla: Dua t’i bëj replikë Spahos sepse dikur ke qenë dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së, tani përmendët At Zef Pllumin dhe më vjen në tru vepra e tij më e madhe ‘Rrno për me tregue’ dhe ti Mond ke nevojë me na tregu ca gjëra. Ti që na thua neve ndërroni trurin, ndërro ndonjëherë Saliun. Për pjesën tjetër çohu dhe kërko ndjesë. Nuk ka replikë mbi replikë. The që nuk është përthithur asnjë fond i BE-së, tani do të shkojmë të dy bashkë dhe do të shohim se si janë ndërtuar shkollat. Marrim dhe Flamurin edhe shkojmë në Kamëz. Do të shkojmë tek projektetet e Bankës Botërore, tek projektet e bankës zvicerane, shkojmë i shohim bashkë? Se ka disa mbetje organike ky Kuvend si Saliu që duhet t’i trajtojmë.
Edmond Spaho: Dua fjalën
Taulant Balla: Nuk ka replikë mbi replikë, ju e nxitët reagimin e Ballës, ç’është kjo më jep një minutë.
Edmond Spaho: Unë nuk i ndërroj brenda natës, siç ndërrove ti Fatos Nanon, e para kjo. E dyta, kur të ndërrosh ti Ramën, do ndërroj unë Saliun.
Taulant Balla: Fatos Nanos ju i vini aty ku s’thuhet, ai ka vënë një standart që do të ishte mirë që Saliu yt ta kishte ndjekur. Që kur ikën, ikën. Sa për raportin tim me Nanon, ka qenë gjithmonë, siç ka qenë. Dhe nuk urohet ditëlindja para kohe, por Fatos Nano nesër mbush 70 vjeç. Sa për marrëdhëniet e mia personale me zotin Edi Rama dhe kryeministrin, është shumë herët që unë të shkruaj kujtimet e mia. Është shumë herët.
Comments are closed.