Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Mabës. Mbrëmjen e se merkures janë përplasur dy mjete dhe si pasojë e impaktit, dy drejtuesi e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Ndaj dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Megjithatë deri më tani nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.