Personi në foto është Leon Simoni, 31 vjeçari nga Shkodra që bënte manovra të rrezikshme në Berat me mjetin tip ‘Benz GLE’ dhe mori para 3 këmbësorë duke i plagosur rëndë. Në pamjet e para pas aksidentit, ai shfaqet jashtë makinës i nervozuar nga ngjarja. Mësohet se ai po bënte drift në rrugët e Beratit kur mori para këmbësorët dhe i plagosi rëndë.
Shfaqet i nervozuar! Ky është 31-vjeçari nga Shkodra që
Ai është vënë në pranga nga policia dhe pritet që të zbardhet dëshmia e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit. Automjet luksoz, Benz GLE, me targa angleze ka qenë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe drejtuesi Leon Simoni, 31 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit. Ai përplasi tre persona të cilët janë në spital, disa në gjendje kritike për jetën.
Comments are closed.