Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ,Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë publik vetë Stoltenberg nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan se NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe do të qëndrojë në solidaritet të plotë me Shqipërinë.
“Fola me kryeministrin Edi Rama mbi sulmet kibernetike kundër aleatit tonë, Shqipërisë, i cili i atribuohet Iranit. NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë”, shkruan Stoltenberg.
Comments are closed.