Shkeljet në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit – KAS i vendos sanksion asministrativ Drejtorit të Përgjithshëm të AKMC
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi dy kërkesat e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksioneve administrative për shkelje gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022.
Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës nr. 02, të datës 15.07.2022, për vendosje të sanksionit administrativ në vlerën 3.000 (tre mijë) lekë, ndaj znj. Edona Tafa, Drejtor dhe Mjek në Qendrën Shëndetësore Rrethina, ambulanca Dobraç dhe sanksionin administrative në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, ndaj znj. Majlinda Angoni, kandidat për kryetar në Bashkinë Shkodër. KAS pushoi hetimin administrativ lidhur me denoncimin e organizatës “Qendresa Qytetare” të bërë në portalin e denoncimeve në faqen zyrtare të KQZ_së.
Gjithashtu, me shumicë votash KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës nr. 03, të datës 15.07.2022, për vendosje të sanksionit administrativ në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë ndaj znj. Eriselda Sefa, kandidate për kryetare bashkie dhe njëkohësisht kryetare e bashkisë Lushnjë.
KAS vendosi sanksionin administrativ në vlerën 25 000 (njëzet e pesë mijë), ndaj z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i AKMC, për shkelje administrative gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022.