Ditën e enjte stafet akademike dhe administrative të universiteteve kanë lajmëruar një protestë 1 orëshe si paralajmërim për mos regimin e autoriteteve ndaj peticionit të tyre për rritjen e pagave por edhe mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor.

Jo pa qëllim ne protestën e kemi quajtur paralajmëruese. Në qoftë se edhe pas kësaj date qeveria nuk reagon, në datë 17 Tetor ne do të thërrasim të gjithë pedagogët e të gjitha universiteteve, bojkot të mësimit të fillimit të disës së parë të universiteteve”, është shprehur pedagogu dhe kryetari i sindikatës në FSHN Aleksandër Petre.

Sindikata e punonjësve të universiteteve ka kërkuar rritje të pagës për stafet akademike dhe stafit ndihmës sepse sipas tyre kanë pagat më të ulta në rajon, dhe ndaj kërkojnë që brenda dy vitesh rritja të që do behët të arrijë nivelin e pagave të pedagogëve  Kosovë.

“Është trajtimi ekonomik ose ritrajtimi i rrogës së pedagogëve. Trajtimi i ndihmës së akademikëve që do të thotë laborante dhe të gjithë pjesës së personelit që punojnë. Ne jemi pedagogë të keqtrajtuar ekonomikisht. Kemi 18 vjet që nuk na rritet rroga”, është shprehur Petre.

Protesta  do të zhvillohet më 15 shtator, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në orën 10:00. Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk miraton rritjen e pagave.