2 mijë litra naftë kontrabantë janë sekuestruar ditën e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Baftjar Sala, si dhe u procedua penalisht shtetasi G. P., të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Baftjar Sala ushtronte aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të hidrokarbureve, në bashkëpunim me shtetasin G. P., që e kishte punësuar. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Baftjar Sala, u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.