Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një pallat në Mamurras. Ballkoni i një apartamenti në katin e pestë të pallatit është shkëputur, duke rënë një kat më poshtë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se banoret e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku qe kanosej nga rënia e dy ballkoneve, ndërsa policia menjëherë ke vendosur perimetrin e sigurisë.