Partia e lirisë po zhvillon ditën e sotme një protestë pranë landfillit të Sharrës, në Inceneratorin e Tiranës.

Në këtë rast bie në sy mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në protestat e mëparshme të thirrura ka qenë së bashku me Metën. Megjithatë, Partia Demokratike ka përfaqësuesit e saj në këtë protestë, të cilët janë Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Jamarbër Malltezi.

Nga ana tjetër, deputetët e grupimit të Enkelejd Alibeajt nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, duke vijuar distancimin nga Ilir Meta.