Masivet shkëmbore që shkëputen nga mali vazhdimisht kanë vënë në rrezik jetën e kalimtarëve në rrugëne Prekalit.Gjendja më e vështirë paraqitet nga aksi rrugor tek Ura e Shtrenjtë deri në qendër të fshatit Prekal.
Ajo qe eshte me shqetësuesja ne kete rast ka te beje me rrezikshmerine per aksidente si nga guret ashtu dhe lëvizja e automjeteve.
Prekali është një zonë piktoreske që tërheq shumë vizitorë të huaj.Njëri nga ata është Alesandro nga Itali I cili ka ecur në këmbë 4 ditë nga Kroacia deri në Shqipëri.
“Jam Alesandro vij nga Italia, dhe për mua është hera e parë që e vizitoj Prekalin.Nga Kroacia deri në Shkodër kam ecur në këmbë për 4 ditë me ndalesa gjatë rrugës.Prekali është një zonë piktoreske, megjithatë shumë shërbime mungojë duke nisur nga ai mjekësor, valët telefonike deri tek infrastruktura. Un sot teksa eci në këmbë shikoj se në një pjesë të konsiderueshme të rrugës ka rrëshqitje gurësh dhe dherash e për këtë nevojitet mirëmbajtje e vazhdueshme.
Nuk ështe hera e parë që në këtë segment ka patur rrëshqitje të gurëve, dhe siç duket as e fundit, deri sa te ndërhyhet me specialistë për të gjetur një zgjidhje që të mënjanohet rreziku. Kjo rrugë e cila frekuentohet në masë gjatë sezonit veror nuk sherben vetem per fshatrat Ura e Shtrenjtë dhe Prekal, por edhe per gjithe zonën e Dukagjinit, ndërsa të shumtë janë turistët që kalojnë herë pas here për të kaluar pushimet e dimrit.
Shoferët që e bëjnë cdo ditë këtë rrugë mundohen që të tregojnë kujdes.Ndërsa Shpati I malit nuk ofron asnjë teknikë sigurie pasi është e nevojshme të vendoset një rrjetë teli në mënyrë që të pengojë rrëshqitjen e gurëve të cilët përhir të së vërtetës janë kthyer në kërcënim për udhëtarët.
Comments are closed.