Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti kanë zhvilluar ditën e sotme një takim prej dy orësh, në “Vilën 31”, Tiranë.
Takimi ishte i paplanifikuar, ndërsa është zbardhur dhe fokusi i bisedës mes dy kryeministrave. Mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës. Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave.
Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Marty-t.
Comments are closed.