‘Murlani’, klubi i futbollit të vajzave në Shkodër është përballur më 10 shtator me hakmarrjen e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Teksa hidhej shorteu për kampionatin që nis në 18 shtator, drejtuesit u befasuan kur panë se tek goglat e shortit emri i tyre nuk ekzistonte.

Drejtori sportiv i klubit, Kujtim Shaba ka sqaruar se klubi nuk ishte njoftuar për këtë vendim të FSHF-së dhe se ende nuk dihet asyeja apo kriteret që përjashtuan vajzat e Shkodrës. Shaba hedh akuza se kjo është një hakmarrje e Dukës për kandidaturën e tij në zgjedhjet e marsit.

“Unë jam shkaktari i kësaj sepse unë pretendova për të dalë kryetar i zyrës rajonale të futbollit të Shkodrës. Ky pozicion është për ti shërbyer futbollin të Shkodrës, nuk është post politik. As nuk dola kundër federatës, por kjo e fundit hakmerret në këtë drejtim që unë nuk e shoh të logjikshme,”-u shpreh Kujtim Shaba, drejtor sportiv i Murlanit.

Në këto kushte ku futbollistët janë në mes të katër rrugëve, shoqata ‘Rraboshta’ që drejton klubin, por mendon për një zgjidhje alternative.

“Jemi duke komunikuar me Malin e Zi dhe Kosovën për të parë nëse ka mundësi që të marrim pjesë në kampionatet e tyre kombëtare,”-tha Kujtim Shaba, drejtor sportiv i Murlanit.

Gjithsesi çështja e përjashtimin pa asnjë njoftim dhe as kriter do të ndiqet ligjërisht.

“Që sot janë kontaktuar avokatët dhe juristës, për të bërë padi sigurie që mos të nisë kampionati,”-deklaroi Kujtim Shaba, drejtor sportiv i Murlanit.

Përveç futbollit të femrave edhe tek të rinjte po goditen nga FSHF të gjithë ato klube, drejtuesit e të cilëve ishin kundër Armand Dukës në zgjedhjet për president të FSHF-së.