Enkelejd Alibeaj do të mbledh sot pak pas mesdite Grupin Parlamentar të PD. Mbledhja do të nis në orën 13:00, në kryesinë e Kuvendit.

Gjatë mbledhjes pritet të shqyrtohet kërkesa e tyre dërguar për mbledhjen e Këshillit për mandatin e Olta Xhackës.

Enkelejd Alibeaj, i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit, për mbledhjen e Këshillit për Mandatin në lidhje me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, për të cilën kërkojnë që t’i ndërpritet mandati për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik.

Në kërkesën e protokolluar, grupi i PD kërkon thirrjen e mbledhjes ditën e nesërme, 14 shtator, në orën 13:00, me rend dite: “Vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve të grupit parlamentar të PD për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.”

Dokumenti është firmosur nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Ervin Salianji, Greta Bardeli dhe Saimir Korreshi.