Fati i Ervis Martinajt ende nuk është zgjidhur teksa policia vijon hetimet.
Prej muajit maji të vitit 2022, ‘bossi’ i lojërave të fatit, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK, teksa pak kohë më parë ai është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërkohë që nuk dihet nëse është gjallë, i vdekur apo thjesht i zhdukur.
Pikërisht për këtë temë është diskutuar ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’, teksa të ftuar ka patur një panel të plotë me ekspertë.
Lidhur me këtë ish-komisari i policisë Dritan Zagani është shprehur se Ervis Martinaj ka kontaktuar një kirurg plastik, një nga më të njohurit në Itali me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për konkretisht dy muaj para se të zhdukej Martinaj.
“Pak muaj para se të zhdukej ky person nëpërmjet lidhjeve të tij ka kërkuar të takoj një nga kirurgët plastik më të mirët në Itali. Ka dërguar njerëz që ta sjellin në Shqipëri dhe ky kirurgu është dhe shqiptar. Hetuesit a e kanë shqyrtuar ndonjëherë këtë mundësi? Thuajse dy muaj para se të zhdukej Ervis Martinaj ka ndodhur kjo gjë.”-tha Zagani.
Comments are closed.