Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë gjatë ditës së enjte për heqjen e mbishkrimeve të vendosura në disa rrugë kryesore të qytetit. Të tilla mbishkrime kanë krijuar një imazh aspak të përshtatshëm estetik dhe vendosja e tyre është kryer në mënyrë abuzive nga individ apo subjekte private.
Në këto kushte, gjejmë rastin t’ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mos ndërmarrin veprime të tilla që krijojnë një imazh jo të pëlqyeshëm për qytetin, pasi përveçse do të kryhet heqja e tyre, do të jemi të detyruar të ndërmarrin edhe masa administrative.
Ju ftojmë të gjithëve të kontribuoni për një qytet të pastër dhe që prezantohet denjësisht në sytë e çdo turisti.
Comments are closed.