Kryeministri Edi Rama premtoi rritje rrogash për nivelin bazë të policisë.

Në fjalimin e tij gjatë prezantimit të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se marrëdhëniet e policisë me qeverinë nuk kanë qenë asnjëherë më parë në këtë nivel të lartë bashkëpunimi.

“Ka ardhur koha të rrisim pagat sidomos për nivelin bazë. Pavarësisht se çfarë thuhet nuk ka pasur kurrë në histori në policinë e shtetit si raporti që ne kemi vendosur me policinë e shtetit. Raport respekti“ tha Rama.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot emrin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Pas shkarkimit të Gledis Nanos, Muhamet Rrumbullaku do të jetë në krye të Policisë së Shtetin në Shqipëri.

/abcnews.al./