Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar hetime në lidhje me deklaratat e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në mediat franceze, për dekonspirimin e operacioneve policore. Çuçi tha se në hetim do të përfshihet edhe Nano.
“Është pjesë e punës së përditshme që ka Policia e Shtetit dhe AMP për të pastruar policinë nga këta kriminelë që dekonspirojnë operacionet. Në lidhje me deklaratën, kur se di drejtori i përgjithshëm kur ishte në detyrë, vështirë se do e di ministri. Është në hapësirën e informacionit që ka drejtori i policisë. Do ta hetojmë dhe do ta thellojmë hetimin dhe do përfshihet edhe ish-drejtori që ka bërë këtë deklaratë, për të zbardhur të vërtetën”, tha Ministri. /abcnews.al
Comments are closed.