Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka zbuluar sot se ka dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat.

Ajo u shpreh teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” se ka inspektuar plazhe, konkretisht në Dhërmi, “e fshehur” nën syze dhe kapele, duke shtuar se asnjë nuk e ka njohur.

“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime.

Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagimer në Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar. Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plalzheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot.

Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro.