Në lagjen Tepe ,në qytetin e Shkodrës situata e mbeturinave dhe mbjetjeve inerte mbetet një problem i pazgjidhur. Grumbuj me mbeturina , kjo është pamja që ofron kjo rrugë në qytetin tonë . Dekompozimi i mbetjeve mund të ndikojë në shfaqjen e sëmundjeve infektive.
Prezenca e mbetjeve urbane ne periferi të qytetit të Shkodrës tregon mos menaxhimin si duhet të pastrimit të mbeturinave në zona periferike.
Disa herë në media është bërë publik rasti i depozitimit të këtyre mbeturinave në lagjen “Tepe” por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse. Mbeturina të shpërndara në të gjithë rrugën, jo vetëm shëmtojnë pamjen por edhe bëhen shkak për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme duke vënë në rrezik shëndetin e banorëve. Situata bëhet më shqetësuese kur këto mbeturina digjen në mes të ditës, duke ndotur mjedisin dhe duke detyruar banorët që të mbyllin dritaret e shtëpive. Pavarësisht kërkesës drejtuar institucioneve përgjegjëse, banorët e lagjes “Tepe” nuk kanë marrë asnjë përgjigje për zgjidhjen e këtij problemi. Menaxhimi i mbetjeve urbane dhe inerteve në qytetin e Shkodrës nuk po gjen zgjidhje. RTSH SHKODRA
Comments are closed.