Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me gjyqin mes botuesit Frrok Çupi dhe një gazetari shqiptar. Sipas gjykatës, Çupi është spiun i “Sigurimit” të Shtetit pasi në dokumentet shtetërore të siguruara nga gazetari i akuzuar, ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i Çupit.

Sherri mes gazetarit dhe analistit Frrok Çupi ndodhi në prag të zgjedhjeve të prillit 2021. Të ftuar në një emision televiziv, ata u përplasën me tone të ashpra dhe gazetari deklaroi se Çupi është spiun i “Sigurimit” të Shtetit.

Këtë deklaratë, gazetari e ka mbrojtur edhe me dokumente shtetërore në gjykatë. Kjo e fundit i ka pranuar akuzat e tij dhe ka deklaruar se Çupi është spiun i “Sigurimit” të Shtetit.