Qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë shkakton ënjtje të tyre. Shumicën e rasteve enjtja është normale, por mund të jetë edhe shenjë e një problemi serioz me shëndetin.
Një sëmundje e tillë është edema, e cila ndodh kryesisht për shkak të akumulimit të lëngjeve në indet dhjamore të nënlëkurës. Edema shkaktohet zakonisht nga shtatzënia, plagosja, infeksionet në lëkurë, medikamente të ndryshme, hormonet, obeziteti, artriti, probleme me veshkat ose mëlçinë.
Ja çfarë duhet të bëni nëse ju janë ënjtur këmbët: vendosni këmbët në një enë me ujë të nxehtë.
Pas 10 minutash vendosini në një enë të mbushur me ujë të ftohtë për 30 sekonda, përsëriteni këtë tre katër herë duke e përfunduar me ujë të nxehtë.
Çaji i majdanozit: Një produkt i mirë për ënjtjen e këmbëve është edhe majdanozi. Duhet të përdorni majdanoz të freskët bashkë me farat dhe rrënjët. Majdanozi është një diuretik i shkëlqyeshëm që ndihmon veshkat të largojnë lëngjet e tepërta nga trupi. Përgatitja: Prisni mirë gjethet dhe rrënjët. Vendosini në një kullojës dhe këtë të fundit vendoseni në një enë me ujë të valuar dhe lëreni të ziejë për 57 minuta.
Hiqeni nga ena dhe shtoni pak mjaltë, limon ose xhenxhefil, sipas dëshirës.
Konsumojeni këtë përzierje çdo ditë që të japë rezultate të menjëhershme. Para se të kryeni këto kura popullore, konsultohuni më parë me mjekun, pasi jo çdo kurë vepron njësoj tek të gjithë njerëzit.
Comments are closed.