Një pushuese 50 vjeç është gjendur e pajetë pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit. Gruaja ndodhej e vetme në plazh, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Autoambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit nga pushues të tjerë.
Bëhet me dije se trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nështrohet ekspertizës ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Comments are closed.