Gazetarja Anduela Llabani, në emisionin “Now” në Euronews Albania, tha se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, pati kohë të largohej nga Shqipëria, pasi në Drejtorinë e Kriminalistikës u dërguan gjurmë të paverifikueshme.
Nisur nga kjo, sipas gazetares Interpol u detyrua që të gjurmonte në institucionet shqiptare dhe në ato të rajonit, ku dhe zbuloi se Martinaj përdorte dy identitete një kosovar dhe një malazez.
“Drejtoria e Kiminalistikës, ka dërguar pranë Interpolit, gjurmë të paverifikueshme të Ervis Martinajt, për të cilat autoritetet e huaja, pasi i kanë marrë kanë thënë se kanë të pamundur të zbulojnë gjë pasi janë të pamjaftueshme e të paplota. Kjo gjë i ka dhënë kohë Martinajt që të largohet. Interpol është detyruar që të marrë të dhëna nga autoriteti ku u bën pasaportat, është detyruar që të marrë nga institucionet dhe homologët kosovarë-maqedonas ku është verifikuar që Martinaj ka pasur dy identitete të huaj, një kosovare dhe një malazeze. Po ashtu janë marrë gjurmët e gishtave në spital në kohën kur ai u plagos në ‘Bllok.’”- tha ajo.
Po ashtu, gazetarja tregoi se janë marrë gjurmët e gishtave të Martinajt në spital në kohën kur ai u plagos në ‘Bllok.’”
Comments are closed.