Triathlone Labeat, si çdo vit, vazhdon traditën e saj aty ku lindi, në Shirokën e Shkodrës. Për të 10-in vit rradhazi, Triathlone Labeat mirëpret në garën e saj, sportistë dhe profesionistë nga e gjithë Shqipëria.
Triathlone konsiston në një 3-garësh: në vrap, not dhe çiklizëm.
Triathlon Labeat është një aktivitet i organizuar prej 9 vitesh nga Shoqata Shkodra Sport në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër në kuadër të zhvillimit të Sportit dhe Turizmit në Liqenin e Shkodrës si dhe promovimit të aktiviteteve fizike dhe çiklizmit tek grupmoshat e ndryshme.
Triathlon është një kompeticion i cili përbëhet nga 3 tipe garash: Not, Çiklizëm dhe Vrapim, me më shumë se 100 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi duke sjellur në vëmendje të qytetarëve lidhjen e vecantë që qyteti i Shkodrës ka me biçikletat si dhe me aktivitetet e tjera sportive.
Fituesit e kesaj gare ne tre kategori u shprehen se kompeticione te tilla largojne te rinjte nga celularet dhe teknologjia ndersa jane ne dobi te shendetit dhe nje stili jetese te permiresuar
Ky event mbështet fushaten e Ndërgjegjësimit “Për një zemër të shëndetshme”, organizuar nga Fakulteti i Mjeksisë në bashkëpunim me Shoqaten Shqiptare te Nefrologjise me fokus promovimin e rëndësisë së aktivitetit fizik në shëndetin e zemrës.
Comments are closed.