Në një kohë kur e gjithë vëmendja në Shkodër ishte e përqëndruar në edicionin e 10-të të Triathlon Labeat një aktivitet sportive që është kthyer në traditë në Shkodër, rruga e Shirokës është “pushtuar” sërish nga kuajt.

Më shumë se 6 kuaj kanë qënë në mes të rrugës së Shirokës, vetëm pak metra larg aktivitetit në qëndër të Shirokës ku ishin të pranishëm edhe drejtues të Bashkisë së Shkodër, por më kot, situate mbetet e pandryshuar.

Përvec se një imazh i shëmtuar për turistët dhe pjesmarrësit që ishin pjesë e këtij aktiviteti, prezenca e tyrë në rrugë është kthyer edhe në një rrezik për aksidente të mundshme.

Eetimes evidentoi edhe pak ditë më parë një situatë të tillë e cila po kthehet në një fenomen shqetësues, ndërkohë që institucionet duket se janë të pafuqishme përballë kësaj situate.