60 mijë vizitorë e kanë parë nga afër Kalanë e Rozafës në Shkodër vetëm në muajt janar-gusht të këtij viti. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se Kalaja e Rozafës, mbetet një nga destinacionet turistike më të vizitueshme në të gjithë Shqipërinë, ku për periudhën janar-gusht 2022 është vizituar nga 69.000 vizitorë”

Vizitorët në Kalanë e Rozafës kanë vijuar me ecurinë positive edhe gjatë muajit gusht 2022 edhe në krahasim me vitin paraardhës 2021, duke reflektuar rritje të konsiderueshme të vizitorëve vendas dhe të huaj. 10 657 vizitorë kanë zgjedhur të vizitojnë atë gjatë muajit gushtit, 5 702 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2021.

Kalaja e Rozafës në vitin 2021 u vizitua nga mbi 51 mijë turistë vendas e të huaj. Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: e Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.