Harry dhe Meghan kthehen në Britaninë e Madhe. Kjo është hera e parë që prej jubileut të Platintë në qershor që çifti paraqitet në oborrin mbretëror dhe për më tepër, pak ditë pasi kanë lëshuar bombën më të fundit mediatike në intervistën për “The Cut”
Dukesha e Sussex-it, deklaroi se: “Harry më ka thënë se e humbi babanë e tij”. Por Markle u kthye pas duke thënë se nuk e kishte fjalën pikërisht për këtë. Megjithatë, kjo mjaftoi për të krijuar tensione të reja.
Harry dhe Meghan nuk do të vizitojnë mbretëreshën Elizabeth e cila për momentin ndodhet në Balmoral me probleme shëndetësore. Gjatë udhëtimit të fundit ata kaluan pak kohë me gjyshen e tyre dhe këtë herë nuk do ta kompensojnë as atë.
Harry dhe Meghan në Britaninë e Madhe do të qëndrojnë në Frogmore Cottage, në të cilën sapo kanë rinovuar qiranë (duke treguar që synojnë të kthehen më shpesh në Londër), në të njëjtën shtëpi që i priti edhe gjatë jubileut.
Comments are closed.