Policia ka zhvilluar një operacion blic në disa qarqe të vendit, për kapjen e personave që janë në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende te ndaluara

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë te ndalura

Kontrollet u përqëndruan në të gjitha qarqet e vendit dhe gjatë tyre u angazhuan Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP-ve, si dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.

Dhjetëra persona me precedentë u shoqëruan në ambientet e DVP-ve dhe të Komisariateve në varësi, për verifikim.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane dhe akset rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim, përgjatë orëve të vona të mbrëmjses së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në të gjitha qarqet e vendit, u organizuan kontrolle në lëvizje, ku u pëfshinë focat operacionale të DVP-ve , Shqiponjat dhe FNSH-të.