Një 32 vjeçar është arr estuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për vjedhjen e disa biçiletave në zona të ndryshme të kryqytetit.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. K., 32 vjeç, i cili ishte dënuar më herët për të njëjtën vepër penale, si dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, shtetasi: F. B. dhe E. B
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 22 biçikleta, të dyshuara të vjedhura dhe u procedua penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi A. D., i cili blinte biçikletat e vjedhura nga 32 vjeçari.
Comments are closed.